VIDEO/ Ndeshje e vakët, por Teuta merr një pikë të artë. Flamurtari bën shumë pak për fitoren

Feb 24, 2018 | 18:55
SHPËRNDAJE

Teuta dhe Flamurtari e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e javës së 21-të. Sfida në Durrës ishte e vakët dhe pa shumë raste, nga të dyja kampet.

teuta flamurtari

Vlen për t’u përmendur një rast i Danilos që po shkonte vetëm për vetëm me portierin Moçka, por ndërhyrja e mbrojtësit Shkalla në çastet e fundit ishte vendimtare. Skuadra e Duros bëri shumë pak për të dalë me fitore nga kjo sfidë.

Capture

Ndërkohë, nga ana tjetër, pikë e artë kjo për ekipin e Begejas, që gjendet në një krizë rezultatesh dhe kjo pikë do i ndihmojë për më vonë, duke parë që e morën nga vendi i dytë në kampionat.

 

 

Teuta-Flamurtari 0-0

 

KOMENTI

Mbyllet sfida. Teuta-Flamurtari 0-0

 

95’ Karton i verdhë për Pollozhanin, pasi ndalon Çyrbjan.

92’ Duro kryen edhe zëvendësimin e tretë, largohet Danilo për Deliajn.

91’ Danilo Alvesh provon me një kthesë pas një topi të gjatë, por topi shkon mbi traun e portës.

90’ 4 minuta shtesë.

86’ Bilali është edhe zëvendësimi i tretë për Teutën, largohet Lajthia.

83’ Pas një rrëzimi në zonë të Alvesh, vlonjatët kanë pretendime për 11 metërsh.

82’ Zëvendësimi i dytë edhe për Begejan. Latif ndërrohet me Krujën.

78’ Duro hedh në fushë edhe Kamaran, në vend të Zukës.

shkalla vs alvesh

67’ Ndërhyrje deçizive e mbrojtësit Shkalla ndaj Alveshit që shkonte drejt portës, për të shënuar.

60’ Nedjelkoviç i lë vendin Hoxhajt.

52’ Karton i verdhë për Silvester Shkallën.

50′ Karton i verdhë për Nedeljkoviç pas ndërhyrjes së tij ndaj Hakaj.

47’ Gjyqtari Sino ndal lojën, për Çyrbjan që gjendej i shtrirë pas një ndërhyrje nga Alvesh.

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës.

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Flamurtari 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

38’ Pavëmendje e Veliut, që një top të gjatë e largon keq duke ia falur Dediç, por ky goditja e këtij të fundit shkon vetëm pak jashtë portës.

35’ Amadu Latif hyn rrezikshëm e me shpejtësi në zonën e Flamurtarit, por Veliu mbyll dhe largon në goditjen e parë nga këndi për durrsakët.

34’ Karton i verdhë për Danilo Alvesh, pas një ndërhyrje nga mbrapa.

33’ Danino provon me kokë pas një goditje këndi, por pa saktësi.
26’ Mundësi mjaft e mirë për Teutën, Çyrbja dhe Dediç kanë të dy rast të shënojnë nga brenda zonës, por asnjëri nuk ia del.

20’ Mustafov lë fushën e lojës, në fushë Dediç.

19’  Zuka godet nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë portës.

14’ Aksion i bukur nga lojtarët e Teutës, me topin që shkon në hyrje të zonës në këmbët e Hilës, por ky i fundit godet shumë mbi portë.

9’ Kombinime të bukura mes Alvesh e Bushiç në vijën e sulmit, por krosimi i kroatit në fund devijohet e kontrollohet nga Moçka.

1′ Nis ndeshja në Durrës.

 

 

FORMACIONET

Teuta: Moçka, Beqja, Shkalla, Bilali, Hakaj, Lajthia, Hila, Gjirgievski, Mustafov, Çyrbja, Latif. Trajner: Begeja

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Zuka, Nedeljkovic, Danilo Alvesh, Bushiç. Trajner: Duro

Gjyqtar: Emirion Sino

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura