Video shokuese/ Nëna hedh tre fëmijët nga kati i 4-t, arsyeja befasuese

May 4, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ky është momenti i pabesueshëm kur një nënë hodhi tre fëmijët e saj të vegjël nga një ndërtesë e përfshirë nga flakët në Korenë e Jugut, teksa poshtë tentonin t’i prisnin një grup aviatorësh amerikanë të bazës ajrore ne Osan.

Nena me femijet
Nena me femijet

Ngjarja ka ndodhur në fund të prillit në qarkun Pyeongtaek, në Korenë e Jugut dhe videoja e filmuar ka bërë xhiron e botës.

Gruaja, 30-vjeçare, ishte bllokuar me tre fëmijët e saj e bllokuar në katin e katert të ndërtesës që po digjej. Fëmijët janë të moshës 7 muaj, 3 dhe 4 vjeç.

babaiPrecious Enyioko, nena e tre femijeve nuk ishte e vendosur t’i lëshonte fëmijët, deri sa pa se tymi i zi bllokoi ndertesen.

Daily Mail shkruan se ajo ishte në presionin e britmave të turmës dhe të ekipit të shpëtimit që i lutej t’i hidhte fëmijët, që do të priteshin poshtë me një batanije. Në fund gruaja u lëshua edhe vetë nga lartësia.

“Ishte e tmerrshme, fëmijët u bllokuan nga tymi dhe vetëm qanin. Kur pashë poshtë ekipin e shpëtimit, falenderova Zotin”-thotë ajo, duke treguar tmerrin e përjetuar teksa i hidhte të vegjlit e saj nga lartësia.

4 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura