VIDEO/ Ndërhyrje horror dhe lot, Bare ndëshkohet me karton të kuq te Malaga

May 13, 2019 | 22:51
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar që aktivizohet tek Malaga, Keidi Bare, është ndëshkuar me karton të kuq mbrëmjen e sotme, në takimin që ekipi i tij po fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Real Oviedos.

keidi bare

Fieraku po përpiqej të kontrollonte një top në mesfushë, por e ngriti shumë lart këmbën, duke goditur gjoksin e sulmuesit kundërshtar.

Për arbitrin nuk kishte dyshime, dhe ishte menjëherë karton i kuq. Bare u largua në lot drejt tunelit, por gjithsesi Malaga arriti të fitonte në fund takimin.

Ky ishte kartoni i dytë i kuq kërë sezon për Baren, me fanellën e Malagës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura