VIDEO/ Natë e denjë Championsi, realizohet dëshira e tifozëve. Bajern-Barcelona, “finale” e parakohshme

Aug 8, 2020 | 23:04
SHPËRNDAJE

Bajern Mynihu dhe Barcelona firmosën kualifikimin në çerekfinale duke likujduar pa probleme Çelsin dhe Napolin. Kampionët e Gjermanisë shkatërruan sërish “Blutë” me rezultatin 4-1. Në “Kamp Nou”, katalanasit shuan ëndrrat e Napolit duke i mposhtur me shifrat 3-1.

pjimage

Skuadra e Hansi Flik nuk neglizhoi aspak ekipin e Frenk Lampardit duke treguar edhe në ndeshjen e dytë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Robert Levandovski, Perisiç dhe Toliso realizuan një tjetër mbrëmje spektakolare në futbollin europian. Edhe Barcelona nuk mbeti pas pasi ekipi i Kike Setien u tregua i papërmbajtshëm ndaj ekipit të Xhenaro Gatuzos. Lengle, Mesi dhe Suarez prenë biletën për fazën e 8 më të mirave të Europës.

Tashmë plotësohen të gjitha skuadrat që do të luajnë në çerekfinale. Mançester Siti-Lion, PSG-Atalanta, Lajpcig-Atletiko Madrid dhe “finalja e parakohshme” Bajern Mynih-Barcelona.

FT| BARCELONA-NAPOLI 3-1
Lengle 11′, Mesi 23′, Suarez 45’+1 (p)/ Insinje 45’+5 (p)

FORMACIONET ZYRTARE
1QQQQQQQQQQQW33

FT|BAJERN MYNIH-ÇELSI 4-1
Levandovski 10′ (p),84′, Perisiç 24′, Toliso 76′ / Abraham 44′


FORMACIONET ZYRTARE

GFJHDFJGDJD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura