VIDEO/ Napoli thyen Interin dhe merr kreun e renditjes në Serinë A

Nov 30, 2015 | 23:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Napoli ka mundur 2-1 Interin mbrëmjen e së hënës duke i marrë kreun e renditjes në Serinë A.

38e13c24dfea1b1cbb7dbe6b851cdb59_169_lNjë gol i shënuar që në minutën e 2′ të takimit kapi në befasi skuadrën mike duke kaluar vendasit në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 për Napolin, ndërkohë që goli i radhës për vendasit erdhi në minutën e 62′ me anë të Higuain.

Ndërsa goli i dytë u duk sikur e mbylli takimin, një gol i shënuar nga Ljajic në minutën e 67′ e rihapi lojën deri në minutat e fundit.

Ndeshja e luajtur në “San Paolo” u zhvillua me ritëm të lartë ku nuk munguan edhe tensionet mes lojtarëve. Në total u shënuan gjashtë kartona të verdhë dhe një i kuq i marrë nga Nagatomo në minutën e 45′.

Një hap mbrapa në takimet e zhvilluara këtë të hënë bëri edhe Fiorentina, e cila barazoi me Sasuolon 1-1, duke humbur shansin për t’u ngjitur në renditje pas humbjes së Interit ndaj Napolit.

***

Milani i fortë përballë Sampdorias, e mposht 4-1 (video)
(Ndeshjet e luajtura të shtunën)

Milani ka marrë një fitore të thellë mbrëmjen e së shtunës përballë skuadrës së Sampdorias. Kuqezinjtë italianë kanë shënuar plot katër  herë në portën kundërshtare.

niangBonaventura hapi serinë e golave, më pas ishte Niang që shënoi dopietë, njërin gol me penallti. Goli i katërt u shënua nga Luiz Adriano. Për Sampdorian shënoi Eder me anë të një 11-metërshi.


RENDITJE DHE REZULTATE

 

Untitled-5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura