VIDEO/ Napoli i pandalshëm vazhdon marshimin drejt titullit, fitore e thellë në transfertë ndaj Torinos

Mar 19, 2023 | 17:33
SHPËRNDAJE

Napoli vazhdon marshimin e pandalshëm drejt titullit kampion pasi sot ka mundur me rezultatin e thellë 4-0 Torinon në fushën e këtij të fundit. Skuadra e Spaletit nuk ka mëshiruar në asnjë moment vendasit dhe ka treguar edhe një herë dominimin absolut në këtë edicion në Itali.

017696bd646c1c355badf1de19eb0a01_620x349

Napolitanët gjetën golin që në minutën e 9 kur Osimhen me kokë shënoi pas një goditje këndi. Torino u mundua të reagonte dhe provoi disa herë të gjente barazimin por Meret ishte i pakalueshëm. Penalltia e Kvaratskhelia çoi në 2-0 shifrat para fundit të pjesës së parë.

Fillimi i pjesës së dytë pa përsëri Osimhen të tundte rrjetën, ndërsa më pas Ndombele vulosi shifrat 4-0 që nuk lanë vend për diskutime të mëtejshme në këtë sfidë që afron më shumë napolitanët me titullin i cili i mungon që nga viti 1990.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura