VIDEO / Nagelsman e pa nga salloni i shtëpisë, eliminim me katastrofë historike për Bajern Mynih nga Kupa

Oct 27, 2021 | 23:18
SHPËRNDAJE

Bajern Mynih i ka dhënë sot lamtumirën Kupës së Gjermanisë pa mbërritur as në 16 më të mirat e turneut, me një katastrofë historike përballë Borusia Mynshengladbah. Skuadra dominuese e futbollit gjerman është shpërbërë sot në mënyrë të papritur duke u mundur me shifrat 5-0, siç nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në këtë turne.

bajern mynih

Ekipi i Nagelsman kishte qenë dominues në këtë pjesë të parë të sezonit në kampionat dhe në Europë, por duket se mungesa e trajnerit, i izoluar në shtëpi me COVID-19, ka ndryshuar plotësisht situatën dhe skuadra e tij nuk dukej në gjendje të reagonte ndaj goditjeve të njëpasnjëshme që i vinin nga Borusia Mynshengladbah. Kjo e fundit, që pas 21 minutash kryesonte me shifrat 3-0 falë golave të Kone dhe dygolëshit të Bensebaini.

Një dygolësh i Embolo në pjesën e dytë solli këtë rezultat historik, duke nxjerrë Bajernin nga Kupa në mënyrën më të keqe të mundshme, me një dështim i cili pa frikë do të regjistrohet mes atyre që vështirë se do të harrohen në klubin bavarez.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura