“Na qepen dhe thonë duam peshk”- Kryemadhi i përgjigjet me video-mesazh Ramës: Do digjesh në tiganin e shqiptarëve më 25 prill për shkak të…

Oct 22, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu përgjigj kryeministrit Rama, duke theksuar se do të digjet në tiganin e shqiptarëve me zullumet që ka bërë.

Kryemadhi: Na ka gjetur belaja nga Edi Rama, nuk vuri mend as nga tepsia as nga tiganët.

Vasili: Do hajë një tepsi kokës se s’ka rrugë tjetër.

Kryemadhi: Te tigani do skuqet se nuk ka rrugë tjetër. Do skuqet fap-fap si pallaçinkë do ta skuqin shqiptarët më 25 prill. Jo 1 mln vota, po tre mln vota ke atje, te tigani i shqiptarëve Edi Rama ke për t’u përvëluar.

Më herët, Kryemadhi: “S’ka gjë, se në tiganin e Shqiptarëve do të digjet me këto zullume që po bën”, teksa i përgjigjej një të riu; “E pasnesërmja vjen shpejt”.

Deklaratat e saj u bënë gjatë një takimi me të rinj në Tiranë, ku Kryemadhi thekson se LSI-ja është parti e të rinjve.

Më herët, kryeministri Rama deklaroi nga Farka, se demokratët dhe socialistët kanë të njëjtin hall me këta të “tiganit” siç e konsideron ai LSI-në në këtë prag fushate.

Në këtë pikë i dashur ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit. Këtu na bashkon halli. O ju, o ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është halli i përbashkët që do ta zgjidhim besoj. Ky është helmi i përditshëm, zhurma, çorodia, nëpër kanale, nëpër portale, por njerëzit nuk janë budallenj. Fatkeqësia e këtyre më e madhe është se i dinë njerëzit budallenj, por nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës. Po nejse mos ta prishim tani. Po mirë ishte sa po mos me na marrë sysh kjo pjesë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura