VIDEO/ “Na jep ndonjë lek…”- Kujtim Gjuzi “lëshon veten” shkon në Parlament me kollare me njolla dhe pakrehur: Kam qenë për kontroll në lokale nate

Feb 17, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

Kujtim Gjuzi-leshon veten1Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi gjatë seancës së sotme Parlamentare është parë me një look, jo të zakonshëm.

Ajo që ka rënë në sy gjatë prezencës së tij në Kuvend, ka qenë fakti se është paraqitur me një kollare të pahekurosur dhe me njolla. Po ashtu dhe xhaketat e tij bie në sy refleksi e pluhurit dhe papastërtisë, si dhe flokët e pakrehur. Ndërkohë që edhe këmisha me rrudha e Kujtim Gjuzit tregonte dhe kanotierë e bardhe.

Kujtim Gjuzi në Parlament ka thënë se ka dalë vetë në terren për të monitoruar zbatimin e ligjit anti-duhan.

Për këtë ai ka qenë i pranishëm në shumë lokale dite dhe nate, si tallava apo pub-e.

“Ilir Beqja e vendosi rregullim dhe bëri shumë mirë, por e vendosi rregullin që të na vij një rregull tjetër dhe të mësojmë një variant tjetër japonez të pirjes së duhanit! Në fakt nëse keni vënë re gjatë këtyre 10-15 ditëve sapo kam marrë në dorë projektin e zotit Beqja, kam dalë siç e keni parë në barët e ditës dhe natës për të parë çfarë ndodh. Pihet duhan. Pihet duhan se nuk është ministri i Brendshëm këtu, se disa komisarë të korruptuar vendosin disa gjoba. Me makina para bareve thoshin, doni me pi duhan? Po!  Na jep ndonjë lek neve. Po s’ishin pak, 500 euro për bar. Tani ata komisarët me këshillimin e ministrit nuk i shoh më. Vazhdoj t’i ndjek hap pas hapi”, tha Kujtim Gjuzi.

Kreu i Kosvertavorëve është kritikuar shpesh herë nga Gramoz Rucci për veshjen e tij, madje në disa raste i ka kërkuar që të ndërrohet pasi ka qenë në shkelje të etikës. / PANORAMA.al

kujtim gjuzi7 kujtim gjuzi6 kujtim gjuzi5 kujtim gjuzi2 kujtim gjuzi Kujtim-GJuzi-Ora e shtrenjte11111 Kujtim-GJuzi-Ora e shtrenjte1111 Kujtim-GJuzi-Ora e shtrenjte111 gjuzi gjuzi-byreku copy gjuzi+ gjiknuri1 gjuzi+ gjiknuri gjuzi1 gjuzi me xhinse silvana-bushati-kujtim-gjuzi rama parlament mimika-gjuzi-opozita (4)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura