VIDEO/ Mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, mesfushori 28-vjeçar nuk ndalet. Shënon golin e 11-të në kampionat

May 11, 2021 | 22:55
SHPËRNDAJE

Pajtim Kasami mund të jetë “blerja” e bujshme e Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht disa kohë më parë, së në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet afrimi i mesfushorit 28-vjeçar, i cili mund të veshë fanellën kuqezi.

Pajtim Kasami Bazel

Kasami është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin e Zvicrës, me fanellën e Bazelit. 28-vjeçari, realizoi edhe mbrëmjen e sotme, në përballjen ndaj Luganos, ku skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 2-0.

Ky ishte goli i 11-të në kampionat për shqiptarin, i cili gjithashtu ka dhënë dhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Kasami u transferua në merkaton e verës nga skuadra e Sionit, te prestigjiozët e Bazelit, duk u shndërruar në një lider.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura