VIDEO/ “Mund të strehohen 500 familje të prekura nga tërmeti”- Kirurgu Artan Koni i përgjigjet kryeministrit: Ja pse duhet anuluar koncensioni i sterilizimit

Dec 6, 2019 | 15:12
SHPËRNDAJE

Artan Koni-Rama sterlizimiKirurgu Urolog, Artan Koni i është përgjigjur Kryeministrit Rama, duke i argumentuar me fakte, pse duhet të anulojë koncensionin e sterilizimit.

Koni në një videomesazh, thekson se koncensioni i sterilizimit në vendin tonë paguhet 190 euro për një set kirurgjikal, ndërkohë që më parë paguhej vetëm 2.4 euro.

Mjeku tregon se i njëjti shërbim në Gjermani paguhet për çdo sot me 80 cent, ndërkohë që në Turqi vetëm me 1 euro.

Sipas tij vendi mund të kursejë nga anulimi i koncensionit 160 milion euro, ndërkohë që me këto të ardhura mund të strehohen 500 familje që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti.

“Pra ne vendi më i varfër në Europë paguajmë  250 herë më shumë se Gjermania apo 190 herë më shumë se Turqia. Nuk e di për ju kryeministër, por për mua kjo shifër më duket shumë abuzuese. Duke qenë se e njoh mirë shëndetësinë dhe flas me kompentencë, mund t’ju them që ky koncesion është abuziv dhe dyshimet për një aferë të madhe korruptive dhe ju kërkoj ta anuloni. Duke anuluar këtë koncension përfitojmë 16 milion euro në viti apo në total 160 milion euro, lekë të cilat do dilnin përfundimisht të strehonin 500 familje që kanë humbur shtëpinë. Mund të mërzitet një koncensionar, por ama do u qesh buza fëmijëve që sot nuk dinë ku e kanë shtëpinë dhe që ua mori tërmeti. Uroj të reflektoni dhe në tregoni me fakte që për këtë rast jeni thjesht i paditur dhe jo i pangopur”, thekson Koni.

Mesazhi i plotë

Artan Koni, Kirurg Urolog

Dëgjova sot Kryeministrin teksa deklaroi se refuzon të anulojë koncensionin abuziv të sterilizimit me argumentin se nuk do ti lëmë nënat dhe gratë që të vijnë me gërshërë dhe me thika nga shtëpia, apo të marrin infeksione nëpër spitale. Si mjek, si taksapagues, por edhe si person që e kam denoncuar më parë këtë koncension skandaloz më lind detyra që të bëj sot një replikë me të parin e qeverisë se mesa duket qenka i pa informuar mirë nga punët e qeverisë së tij.

Përpara se të jepej ky koncension njerëzit nuk i merrnit gërshërët me vete në spital, as nuk vinin me bisturi në dorë dhe të detyroheshin pastaj t’ia dorëzonin kirurgut që ai më pas të bënte operacionin. Jo! Njerëzit vinin në spital, siç vijnë dhe sot dhe kirurgët operojnë siç operojnë edhe dje me të njëjtat mjete kirurgjikalë që i disponon spitali dhe sterilizoheshin në autoklavat që i disponon edhe po sot që flasim spitali.

Pra procesi në përgjithësi nuk ka ndryshuar që pas miratimit të koncensionit, dhe as nuk do ndryshojë nëse ky koncension do anulohet. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë kostot ekonomike. Përshembull dje kostoja e sterilizimit të setit kirurgjikal na kushtonte vetëm 2.4 euro, por mund të them që autoklava shpenzon vetëm ujë dhe energji.

Nuk është proces kompleks dhe kostoz, pra para se të shpikim PPP-në, ne paguanim nga xhepat tonë 2.4 euro për set kirurgjikal dhe operacionet bëheshin për bukuri. Por sot pas konencesionit ne paguajmë 190 euro për set kirurgjikal. Pra paguajmë 80 herë më shumë për të marrë pak a shumë të njëjtin shërbim. Në qoftë se do shohim shifrat vjetore në shpenzojmë sot rreth 19 milion euro në vit, para të cilat shkojnë në xhepin e kompanisë koncensionare për një shërbim që fare mirë mund ta bënte spitali.

Vjet spitali u detyrua të shtrëngonte operacionet, duke shtyrë ato të planifikuarat sepse Ministria e Shëndetësisë nuk ja dilte dot të paguante koncensionarin nga që u tejkalua numri i operacioneve. Nga 16 milion euro të planifikuara për koncensionin shifra u afrua gati në 20 milion euro. Jemi interesuar këto ditë, duke marrë kostot në disa vende të tjera dhe na ka rezultuar se në Gjermani kosto është 80 cent për set kirurgjikal dhe në Turqi është rreth 1 euro për set. Pra ne vendi më i varfër në Europë paguajmë  250 herë më shumë se Gjermania apo 190 herë më shumë se Turqia.

Nuk e di për ju kryeministër, por për mua kjo shifër më duket shumë abuzuese. Duke qenë se e njoh mirë shëndetësinë dhe flas me kompentencë, mund t’ju them që ky koncesion është abuziv dhe dyshimet për një aferë të madhe korruptive dhe ju kërkoj ta anuloni. Duke anuluar këtë koncension përfitojmë 16 milion euro në viti apo në total 160 milion euro, lekë të cilat do dilnin përfundimisht të strehonin 500 familje që kanë humbur shtëpinë. Mund të mërzitet një koncensionar, por ama do u qesh buza fëmijëve që sot nuk dinë ku e kanë shtëpinë dhe që ua mori tërmeti. Uroj të reflektoni dhe në tregoni me fakte që për këtë rast jeni thjesht i paditur dhe jo i pangopur.

Artan Koni

Rma shendetesia sterilizimi spitali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura