VIDEO/ Mposhtet Berisha, Ikardi tashmë nuk e fal. Interi në avantazh

Nov 19, 2017 | 22:20
SHPËRNDAJE

Po luhet në Seria A, ndeshja mes Interit dhe Atalantës, dhe pjesa e parë është mbyllur në një barazim pa gola.

berisha

Meritë për këtë, ka edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili në një rast të artë për Ikardin, e ndaloi sulmuesin argjentinas, duke “e hipnotizuar”, e kështu duke i mohuar golin.

Ai e ka shpëtuar ekipin e tij, përsëri pas një goditje të Ikardit, kësaj here me kokë, sapo filloi pjesa e dytë.

 

 

Në minutën e 52-të ,pas një harkimi nga goditja e këndit, kësaj radhe Ikardi nuk e ka falur gardianin shqiptar, dhe ka shënuar me kokë. Berisha nuk kishte çfarë të bënte, pas goditjes së sulmuesit nga fare pranë portës.

ikardi berisha

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura