VIDEO/ Mozzik tregon incidentin që i ndodhi, publikon videon e motorit të përmbysur në rrugë

Sep 14, 2021 | 18:36
SHPËRNDAJE

Mozzik ka udhëtuar drejt Brezovicës për të kaluar disa ditë pushimi së bashku me miqtë e tij. Reperi vendosi që disa nga aventurat që po kalon gjatë kësaj kohe, t’i ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

mozzik (1)

Ditën e djeshme, këngëtari publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video në të cilën shfaqej së bashku me një nga miqtë e tij duke shëtitur me motor në natyrë.

Mirëpo, gjatë rrugës, dyshes i ndodhi një incident dhe motori i tyre përfundoi i përmbysur. Asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Pak kohë më parë, ish-partnerja e Mozzik, Loredana Zefi, reagoi pas lajmeve se ish-çifti ishin rikthyer bashkë. Me anë të një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Loredana tha se ata kurrë nuk mund të kenë “një marrëdhënie të shëndetshme” bashkë, por janë prindër shumë të mirë për vajzën e tyre, Hanën.

mozzik (2) loredana zefi, mozzik (10) loredana zefi, mozzik (9) loredana mozzik mozzik loredana (1) loredana zefi mozzik (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura