VIDEO/ Moti i keq, era e fortë shkakton probleme në qarkun e Lezhës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Oct 15, 2021 | 11:19
SHPËRNDAJE

Prej 24 orësh, rajoni i Lezhës është përfshire nga moti i keq ku mbizotëron era e fortë, e cila ka shkaktuar edhe probleme në disa zona të qarkut.

 

Korespondenti i Panorama sjell këto pamje që tregojnë tabela dhe sende të tjera të rrëzuara për shkak të erës së fortë.

Ndërkohë mësohet se në Rrugën e Kombit era ka rrëzuar tendat që shërbenin për shitësit ambulantë të zonës.

Kjo situatë ka vështiresuar dhe lëvizjen dhe qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura