VIDEO/ Mosha për të është thjesht një numër, Ansi Agolli shkëlqen me një supergol nga goditja e dënimit

Aug 3, 2020 | 23:45
SHPËRNDAJE

Ansi Agolli i ka mahnitur të gjithë te skuadra amerikane e Nju Jork Kozmos, ku aktivizohet prej më shumë se një viti.AGOLLI

Mbrojtësi i majtë, së fundmi ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit, duke i lënë të gjithë “gojëhapur”.

Nju Jork Kozmos militon në ligat e ulëta në Amerikë, teksa së fundmi janë përballur me Nju Amsterdam. Pikërisht golin e vetëm për Nju Jork Kozmos e shënoi futbollisti shqiptar, gol i cili ishte me të vërtetë spektakolar për nga mënyra e ekzekutimit.

Agolli tregon edhe njëherë se mosha për të është thjesht një numër, ku pavarësisht se është 37 vjeç, vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura