VIDEO/ Mori karton me dashje, UEFA gati të dënojë yllin e Realit

Nov 22, 2017 | 22:06
SHPËRNDAJE

UEFA ka hapur një proces disiplinor ndaj Dani Karvajal, për kartonin e verdhë që ky i fundit mori në sfidën ndaj Apoel Nikosia, në Ligën e Kampionëve.

karvajal

Teksa Reali po fitonte me shifrat 6-0, ai u ndëshkua në minutën e 90-të, për vonesa në lojë, gjatë një rivënie anësore. Ky karton i qëllimshëm, do ta lërë atë pushin në sfidën e fundit ndaj Borusias së Dortmundit, dhe ai do të jetë i gatshëm më pas në fazën me eliminim direkt.

UEFA mendon se Karvajal ka thyer nenin 15-të të Rregullores Disiplinore, për marrje kartoni në mënyrë të qëllimshme. Spanjolli rrezikon të dënohet me dy ndeshje.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura