VIDEO/ Montela shtang Murinjon, dopieta e Ben Jeder skualifikon djajtë nga Liga e Kampioneve

Mar 13, 2018 | 22:37
SHPËRNDAJE

Sevija arriti një fitore të madhe në sfidën e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Montelës mundi me shifrat 1-2 në “Old Trafford” ekipin e Murinjos. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ashtu si ndeshja e parë.

sevijaa

Sfida po shkonte drejt të njëjtit rezultat, dhe do të duheshin shtesat 30 minuta, por Ben Jeder, që u fut në fushë në minutën e 72-të, shënoi dy herë për 6 minuta, duke i siguruar kualifikimin Sevijës.

Vetëm një gol i Lukakut në minutën e 84-të nuk mjaftoi, me djajtë që tashmë e shohin veten të eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian.

 

 

Mançester Junajtid- Sevija 1-2

Gol: Lukaku 84′ / Ben Jeder 74′, 78′ 

Lukaku 84′ 

Ben Jeder 78′

Ben Jeder 74′

 

FORMACIONET

formca

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura