VIDEO/ Monologu i babait të Kaçifas: Gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në…

Nov 11, 2018 | 13:35
SHPËRNDAJE

Babai i Kostandinos Kaçifas, Janis Kaçifas, i ka quajtur “gomerë”, efektivët e policisë që qëlluan mbi të birin duke e lënë të vdekur, gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi të dielën e 28 tetorit në Bularat.

janis kacifa
Janis Kaçifas

Gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit, para banesës së fundit ku prehet i biri,  Janis bëri një monolog që media greke “Espresso”, e cilëson si “i një heroi të tragjedisë antike”.

“Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin”, tha ai para varrit të të birit.

“Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im”, u shpreh Janis mes të tjerash.

Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura