VIDEO/ Momenti kur 2 persona të maskuar si policë hapin zjarr në turneun e boksit në Dublin

Feb 6, 2016 | 19:05
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet e tmerrit që përjetoi dje Dublini, kryeqyteti i Irlandës, ku dy persona të maskuar si policë hynë me kallashnikovë në një turne boksi dhe hapën zjarr duke vrarë dy persona.

Këto janë pamjet e sulmit që la edhe disa të plagosur. Gjithçka ndodhi në “Regency Hotel” kur po përgatitej një ndeshje boksi mes peshave të rënda.

Pamjet filmike kanë fiksuar dy autorët që ishin veshur si policë, por vetëm armët kallashnikovë mund t’i zbulonin se nuk ishin të tillë.

Mediat thonë se armët janë modeli rumun i kallashnikovit, dikur i përdorur shumë nga grupi separatist IRA, që vepronte në Irlandën e Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura