VIDEO/ Momentet e aksidentit brenda tunelit të Elbasanit, si u përplas me kamionin makina e vëllait të deputetes

Oct 21, 2019 | 15:45
SHPËRNDAJE

pjimage (14)

Një aksident i rëndë mbrëmjen e të shtunës i mori jetën të riut Elton Maçollit, vëllait të deputetes së PS, Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

Ai udhetonte ne makinen e tij tip “Seat” kur u perplas sipas policise me nje kamion brenda tunelit te autostrades Tirane-Elbasan, pasi kishte humbur kontrollin.

bbvbvb-Copy-20-800x450

Ne kete video, shihen momentet kur i riu eshte aksidentuar dhe me pas makina e tij mori flake duke u shkrumbuar teresisht. Mesohet se Macolli ishte duke ecur me shpejtesi tej normave te lejuara ne tunel.

“Mbrëmjen e djeshme brenda tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë, shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, me drejtim lëvizje Tiranë- Elbasan, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë  ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M”, sqaroi policia e Elbasanit pak pas aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura