Franca dhe Holanda janë duke u ndeshur me njëra tjetrën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Gjelat kanë kaluar të parët në avantazh me Mbape, por teksa po luhet pjesa e dytë edhe Holanda e ka gjetur golin e barazimit me sulmuesin Babel. Por në këtë ndeshje ra edhe një episod qesharak në mesin e fushës.
Mesfushori i Holandës, Vajnaldjum i bëri një driblim të bukur Antuan Grizmanit, por ky i fundit nuk e la që skuadra e tij të dilte në kundërsulm dhe e ka mbajtur nga pantallonat, madje gati sa nuk ia heq ato.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al