VIDEO/ Momente paniku për Nejmarin, brazilianit i ndodh e papritura. Shikoni çfarë i bëjnë tifozët

Jun 4, 2021 | 9:57
SHPËRNDAJE

Nejmar është përballur me një situatë aspak të këndshme ditën e djeshme, ku është frikësuar shumë.

NYMAR

Gjatë kohës kur doli nga autobusi i kombëtares së Brazilit, ylli i PSG-së hasi një moment të vështirë. Një grup tifozësh të vegjël, u lëshuan me vrap në drejtim të tij duke e rrethuar dhe trembur së tepërmi. Në pamje të parë, duket sikur donin të bënin një foto me sulmuesin, por nuk ishte ky qëllimi.

Tifozët shtrihen në këmbët e Nejmarit dhe tentojnë t’i marrin atletet që ai kishte veshur. Tifozët e vegjël ia dalin t’ia heqin atletet, por nuk ia marrin dot, pasi ndalen nga forcat e sigurimit dhe kështu largohen me duart bosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura