VIDEO/ Momente paniku në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit, kundërshtarit të Shqipërisë i merr flakë stadiumi

Oct 8, 2021 | 17:12
SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një pjesë të stadiumit nacional në Andorrë, në prag të sfidës ndaj Anglisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45. Vlen të theksohet fakti se këto dy kombëtarja, janë në të njëjtin grup me Shqipërinë.

auto_andorra1633703784

Ky zjarr ka nisur në afërsi të një apartamenti e që ka prekur edhe një pjesë të stolave rezervë  të stadiumit.

“Sky Sports” ka publikuar edhe pamjet në momentin e shpërthimit të zjarrit në ambientet e stadiumit. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve, që situata të merrej në kontroll. Në video shikohen disa persona që janë afruar afër zjarrit për ta lokalizuar atë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura