Një dem në rrugët e Chestes në Spanjë ka krijuar panik tek qytetarët.
Ai është parë duke u endur rrugëve e duke terrorizuar njerëzit që ndodheshin aty pranë por në një moment ai ka përdorur brirët e tij për të hapur derën e një banke, duke u fut brenda.
Disa persona kanë vrapuar pas tij dhe kanë tentuar ta shpërqendrojnë duke e nxjerrë sërish jashtë e duke u larguar me vrapojë për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të mundshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al