VIDEO/ Momente gazmore në konferencë, Edi Reja “ngatërron” përkthyesin: E ke të vështirë?!

Nov 10, 2019 | 12:04
SHPËRNDAJE

Gjatë konferencës së sotme për mediat të trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, pati edhe një moment interesant.

reja konference qesh

Teksa i përgjigjej një prej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë, Reja u zgjat për disa momente duke folur, dhe pasi mbaroi fjalën e tij, iu drejtua përkthyesit krah tij, duke i thënë se nëse e kishte të vështirë, pasi kishte prekur disa çështje.

Ndërkohë, Reja mesa duket e “ngatërroi” disi përkthyesin, i cili, në vend që të fillonte të përkthente në shqip, filloi duke u shprehur sërish në italisht, në fjalët që sapo kishte thënë vetë Edi Reja. Në sallë filluan të qeshurat, ndërkohë që edhe Reja u shpreh se edhe përkthyesi u ngatërrua. Më poshtë, pamjet nga ky moment.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura