VIDEO- “Mogli” i jetës reale/ Fëmija që jeton në pyll, ha bar dhe…

Nov 25, 2020 | 22:20
SHPËRNDAJE

Aktivistët po mbledhin para për të ndihmuar një “Moglin e jetës reale’ që jeton në një xhungël në Ruanda.

12121

Zanziman Ellie, 21 vjeç, jeton në një xhungël të Afrikës Lindore me nënën e tij, e cila kohët e fundit foli për të në një intervistë për Afrimax TV. Ai besohet se ka një aftësi të kufizuar në të mësuar ndërsa ha bar dhe nuk flet, shkruan “Metro”.

Mamaja e Zanziman tha se e dinte që djali i saj do të ishte ndryshe menjëherë pas lindjes, sepse ai kishte një kokë anormale të vogël dhe tipare të pazakonta të fytyrës.

I riu kurrë nuk ka qenë në shkollë për shkak të vështirësive në të mësuar dhe nuk është në gjendje të flasë ose të komunikojë siç duhet me njerëzit e tjerë. Mjerisht, ai ka qenë shënjestër e ngacmimit në fshat për tërë jetën, ndërsa njerëzit shpesh e quajnë ‘majmun’.

Kjo më lëndon shumë, kur fëmija im shkon dhe kthehet, ai është rrahur. Ata i ulërasin dhe e quajnë majmun. Është shumë e trishtë që njerëzit persekutojnë fëmijën tim. Jo vetëm të vegjlit por dhe të rriturit e ngacmojnë paturpësisht. Ata e konsiderojnë si një kafshë”.

Një nga fqinjët thotë: “Nëse nuk kontrollohet nga të tjerët ai ushqehet me bar. Të gjithë e dinë se është ndryshe, nuk kemi parë asnjëherë një person që kullot në lëndinë siç bëjnë kafshët. Ai mund të mbijetojë në pyll”.

Mamaja e Zanziman tha në intervistë se ajo duhet ta ndiqte çdo mbrëmje për ta sjellë atë në shtëpi, pasi ai kalon gjithë ditën duke vrapuar nëpër xhungël. Ndonjëherë ai kalon deri në 230 kilometra në një javë.

Zanziman lindi në 1999 pasi mamaja e tij humbi pesë fëmijë më parë. Ajo tha se djali ishte përgjigjja e lutjeve të saj, pasi hoqi dorë nga shpresa se do të kishte fëmijë ndonjëherë.

Edhe pse me shumë dashuri është kujdesur për djalin për vite me radhë, ajo thotë se rrethanat janë përkeqësuar dhe tani e ka të vështirë të ushqejë familjen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura