VIDEO/ Modifikon supermakinën e tij Lamborghini për dhitë

Jul 28, 2016 | 18:41
SHPËRNDAJE

Nëse keni mjaftueshëm para për të blerë një supermakinë, me siguri që e meritoni dhe të drejtën për të qenë pak sa i çuditshëm.

Një shofer në Sidnej të Australisë ka filmuar një rimorkio të mbushur me dhi duke u tërhequr nga një makinë Lamburghini.

Modeli “Murcielago” është prodhuar nga Lamborghini mes viteve 2001 dhe 2010 dhe asnjëra prej tyre nuk është shoqëruar me vend për rimoriko.

Një makinë e tillë kushton të paktën 500 000 dollarë kur shitet dorë e dytë, ndërsa e re çmimi arrin në 900 000 dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura