Video/ Mjeti humb kontrollin, merr para shtyllat dhe përfundon i përmbysur në kanal! Ja si është gjendja shëndetësore e shoferes

Feb 1, 2023 | 9:03
SHPËRNDAJE

Nje aksident ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën dytësore Lezhë-Rrillë. Një automjet tip Benz pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me shtyllat në anë të rrugës dhe është përmbysur në kanal.

Drejtuesja e mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura