VIDEO/ Misteri i vrasjes në Durrës, u paraqit me emër tjetër në spital

Feb 10, 2016 | 20:50
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar është gjetur i vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Durrës. Viktima u gjet i ekzekutuar me armë automatike dhe i hedhur në një kanal pranë mbikalimit në Fllakë.

Trupi i pajetë u gjet nga familjarët, të cilët e dërguan menjëherë në Spitalin e Durrësit. Mjekët thanë se, viktima kishte shumë plagë në trup.

Familjarët kanë dhënë emrin Agim Cakaj për trupin e pajetë, por më pas policia ka zbuluar se ai quhej Xhevahir Brasha dhe rezulton se është me origjinë nga Hasi.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje duke marrë të afërmit në pyetje si dhe oficerë të policisë kanë shkuar dhe në vendin ku u gjet i pajetë 42-vjeçari nga Hasi.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në hyrje të banesës së tij, pranë Mbikalimit të Fllakës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura