VIDEO/ “Mirë që më morën karrocën, por më bënë dhe për të çmendur”

May 27, 2016 | 8:28
SHPËRNDAJE

Trëndelina Aliko, gruaja të cilës Policia Bashkia e Tiranës i bllokoi karrocën për shitjen e kokoshkave, ka dhënë një intervistë për emisionin “Stop”.gruaja

Ajo tregon se ka arritur të marrë karrocën por bashkia i ka vënë një gjobë prej 50 mijë lekët të vjetra.

Aliko tregon se përveç lekëve që nxjerrin nga shitja e kokoshkave, familja e saj nuk ka asnjë të ardhur. Vetëm ilaçe ajo thotë se merr 120 mijë lekë në muaj.

“Jam ndjerë shumë keq… të ardhurat mi sjell ajo karrocë. Mu duk sikur më shkulën diçka nga shpirti. Më erdhën dy fuoristrada, gjashtë policë në krahun tjetër. Athua sikur kapën naj diçka të çuditshme. Nuk sillen as si njerëz, ‘shty moj tutje ti”, tregon Aliko.

Ajo tregon se përveç bllokimi të karrocës, kur shkoi në spital pasi u ndje keq, mjeku i ka thënë që të shkojë tek psikiatri. “Mirë që më morën karrocën, por më bënë dhe të çmendur”, tregon ajo.


Stop – Rrefimi i pazakonte i nenes me karrocen… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura