VIDEO / Milani prezanton portierin veteran, klubi i Serisë D: Ishte njëri prej nesh, ndiqte gjithë ndeshjet në tribunë

Oct 14, 2021 | 0:00
SHPËRNDAJE

Antonio Mirante është portieri i ri i Milanit. Gardiani 38-vjeçar sot është zyrtarizuar nga klubi kuqezi si përforcimi më i ri, pasi ishte ende pa kontratë që nga vera edhe pse mbante veten në formë duke u stërvitur me Sorrenton, në Serinë D.

miranteasas

Dëmtimi i Menja bëri që Milani të hynte menjëherë në treg në kërkim të një portieri e siguroi Miranten që ishte pa kontratë, pas eksperiencave në shumë klube të njohura në Serinë A, mes të cilëve edhe Roma me të cilën së fundmi kishte luajtur edhe në Ligën e Kampioneve. Që në qershor ai ishte pa ekip dhe kishte zgjedhur të stërvitej me Sorrenton, në vendlindjen e tij.

Pikërisht klubi i vogël e ka përshëndetur duke i uruar fat e duke postuar në rrjetet sociale video të portierit të ri të Milanit duke u stërvitur me ta, edhe pse nuk ishte federuar me skuadrën. “Antonio ishte njëri prej nesh plotësisht. Ka ndjekur ndeshjet nga tribuna e stadiumit dhe i ka dhënë këshilla të vyera kolegëve të tij të rinj. Jem të lumtur për të dhe i urojmë suksese të mëdha me ngjyrat kuqezi”, shkruante klubi i Sorrento.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura