VIDEO/ Mijëra emigrantë në radhën 20 km në kufi, Paloka: Rama i pashqetësuar, pushime mes luksit në rezidencën e Dhërmiut

Aug 14, 2020 | 13:35
SHPËRNDAJE

Në doganën e Kakavijës është krijuar kaos me radhët kilometrike të mjeteve që presin të kalojnë kufirin me Greqinë.

kakavije rama plazh

Mos pasja e një reagimi nga kryeministri Edi Rama, ka bërë që ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, të nxjerrë një video ku tregon se Rama sipas tij, vazhdon pushimet mes luksit i pashqetësuar nga kjo situatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan: “Kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit”.

POSTIMI I PLOTE I PALOKES

Ka tre dite qe te moshuar, femije dhe prinder po sfiliten ne kufi!  20 km ka arritur radha ne kete vape! Por kryeministri Rama, ministri i jashtem Rama, dhe kryetari i OSBE-se Rama, nuk e ben qejfin qeder! Nga lluksi i shfrenuar ne rezidencat e Dhermiut, i sheh shqiptaret ne tv e mermerit :”Tope, tope o …”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura