VIDEO/ Michael Jackson dikur mbylli një supermarket të madh, këngëtari dëshironte gjithmonë të blinte ‘si një njeri normal’

Feb 3, 2023 | 21:31
SHPËRNDAJE

Dy dekada më parë një mik i Michael Jackson, mbylli një supermarket të madh në Florida, në mënyrë që këngëtari të bënte pazar “si një njeri i zakonshëm”.

Ylli i hitit “Billie Jean” ka qenë i famshëm që fëmijë me grupin e familjarëve ‘Jackson 5’, dhe gjithmonë e ka pasur të vështirë të bënte gjërat normale që i bëjnë të gjithë njerëzit.

Por në këtë rast ai e gjeti mundësinë të kalonte raftet e supermarketit për të blerë artikujt, pa u ndjekur nga fansat e tij.

Këngëtari tregonte për eksperiencën e tij gjatë një dokumentari të vitit 2003, ku rrëfeu:

“E kam ëndërrr të shkoj në supermarket për të bërë pazar, për të marrë sendet nga rafti si gjithë të tjerët e ti vë në shportë.

Sepse unë nuk e bëj dot këtë, nëse do të tentoja, mblidhen njerëzit rreth meje, ata duan autografe dhe fotografi”.

Michael shtonte se kjo ishte arsyeja që mbante veshje maskuese kur dilte.

“Më pëlqejnë maskimet, të ulem në një stol e të shoh ç’bëjnë njerëzit, sepse kur ata shikojnë se është Michael Jackson ndryshojnë, nuk mund të shohësh gjëra reale”.

“Dua të shoh botën e vërtetë, dhe kjo është shumë e vështirë”.

Megjithse marketi ishte mbyllur për klientet, dyqani kishte shumë zhurmë pasi ishin aty stafi i Jackson, familjarët dhe disa miq që kishin ardhur për të parë eksperiencën e tij.

Por gjithsesi Mbreti i Pop-it dukej mjaft i kënaqur duke bredhur mes korridoreve të rafteve me karrocën e tij.

Jackson vdiq në qershor 2009 nga doktori i tij personal, i cili u shpall fajtor për vrasjen e këngëtarit me medikamente qetësuese.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura