VIDEO/ Meta, batuta me të rinjtë. Thirrje PD-PS: Miratoni ndryshimet kushtetuese

May 25, 2016 | 18:22
SHPËRNDAJE

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një aktivitet të LRI-së, ku shumë të rinj folën për energjitë pozitive të moshës që përfaqësojnë në kuadër të Konventës së të Rinjve të LSI-së.


Meta batuta me te rinjte by gazeta-panorama

Teksa shumë të rinj i thurën elozhe kreut të LSI-së, ky i fundit u përgjigj me batutë: “Kujtova se i kishit për Endritin (Braimllari)”.

Më pas Meta mori fjalën dhe vlerësoi rolin e të rinjve në politikë. Ai shprehu besimin se të rinjtë do të sjellin një klime më të butë në jetën politike shqiptare, duke zbutur konfliktet.

Ai tha se të gjithë mund të angazhohemi të gjithë së bashku për një Shqipëri më të mirë. Gjithashtu, kreu i LSI-së bëri thirrje që të kalojë për miratim paketa e ndryshimeve kushtetuese.

Edhe pse tha se eventi në fjalë nuk është i përshtatshëm për këtë temë, ai vazhdoi duke thënë se vonesa është e pajustifikueshme.

Gjithashtu, kreu i LSI-së tregoi edhe një histori personale për të ilustruar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe miratimit të paketave kushtetuese.
Ai tregoi se kur Shqipëria luante ndeshjen kualifikuese me Danimarkën, vajza e tij ngrihej në këmbë sa herë që danezet mbanin topin.

“E pyesja vajzën, po pse rri kështu e shqetësuar? Dua që Shqipëria të shkojë në europian dhe të bëhet e famshme, thoshte ajo. Dhe Shqipëria shkoi në Europian dhe u bë e famshme falë punës fantastike të trajnerit Gani Abazi, lojtarëve dhe FSHF-së”, tha Meta.

“Ashtu sikurse bashkohen guerrilasit e Partizanit me fanatics-at e Tiranës për Kombëtaren, ashtu duhet të bashkohen edhe politikanët për reformën në drejtësi që ta çojmë Shqipërinë në BE”, tha Meta më tej.


Meta per reformen ne drejtesi dhe nje histori… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura