VIDEO/ Mesi fiton për të pestën herë Topin e Artë, Ronaldo i jep dorën

Jan 11, 2016 | 19:50
SHPËRNDAJE

Yjet e futbollit, Mesi, Ronaldo dhe Nejmar, konkurrojnë sot në garën për fitimin e “Topit të Artë”. Ceremonia zhvillohet në Zyrih të Zvicrës dhe tri kandidatët janë shfaqur optimist për trofeun.

Mesi-Fiton19:54

Lionel Mesi ka fituar Topin e Artë per vitin 2015. Ky eshte trofeu i peste i Lionel Mesit, duke lene prapa Kristiano Ronaldon, qe fitoi dy vitet e meparshme.

19:10
Trajneri i Barcelonës Luis Enrike është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA. Në këtë garë Enrike pa pas rivalët, Pep Guardiola tek Bajerni i Mynihut dhe trajnerin e Kilit, Jorge Sampeoli.

18:34

Zbardhet formacioni më i mirë i vitit 2015 nga FIFA.Në të bëjnë pjesë katër lojtarë të Barcelonës dhe katër të Realit të Madridit, si edhe një i Juventusit, një i Bajernit dhe një i PSG-së.

Formacioni

Manuel Neuer; Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves; Andres Iniesta, Luka Modric, Paul Pogba; Neymar, Leo Messi, Cristiano Ronaldo.

11-teshja

17:57 

Mesi, Ronaldo dhe Nejmar kanë shkelur në “Tapetin e kuq” ku janë brohoritur dhe duartrokituar nga qindra tifozë, fansa të cilët nuk hezituan të shkrepnin selfie me tre yjet e futbollit botëror.

Ndërsa të tre futbollistët kanë dhënë autografe pafund duke respektuar dhe vlerësuar prezencën e tifozëve mikpirtës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura