VIDEO/ Mesi feston 34 vjetorin, shokët e kombëtares e surprizojnë me dhuratat e “veçanta”

Jun 24, 2021 | 18:01
SHPËRNDAJE

Dita e sotme është e veçante për Lionel Mesin pasi ‘’pleshti’’ feston 34 vjetorin e tij. Mesi është i grumbulluar me Argjentinës për kompeticionin ‘’Copa America’’ i cili startoi në datën 13 qershor.

video

Shokët e kombëtares, kanë menduar t’i bëjnë një surprizë mjaft gazmore Mesit. Në hotelin ku ndodhen të grumbulluar, futbollistët argjentinas vendosën të hyjnë në dhomën e Mesit duke kënduar me disa dhurata në duar.

Ylli i Barcelonës nisi të hapë dhuratat, por këtu vjen dhe pjesa më e bukur pasi në qeset e dhuratave ndodhej një kavanoz, ilaç pllakash e sende të tjera shtëpiake. Në dhomë shpërthejnë të qeshurat, por kjo mbetet vetëm në kuadrin e shakasë, pasi Mesi është lideri i skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura