VIDEO/ Mesi dhe Mbape si zëvendësues kthejnë përsëri PSG në kryesim, mposhtet Nica

Oct 1, 2022 | 23:41
SHPËRNDAJE

PSG është kthyer përsëri në kryesimin e kampionatit francez duke iu kundërpërgjigjur Olimpikut të Marsejës, pasi ka mundur me shifrat 2-1 jo pa vështirësi skuadrën e Nicës.

O9PIxn2eY6rmSqN

Në një ndeshje ku trajneri Galtie kishte vendosur të kursente nga minuat e parë Mbape, ishte Mesi ai i cili bëri diferencën në fraksionin e parë të lojës me një goditje dënimi spektaktolare, teksa parisienët më pas shpërdoruan disa mundësi të mira për të dyfishuar rezultatin.

Por në fillimin e pjesës së dytë erdhi në mënyrë të papritur barazimi i Nicës me Labord, duke detyruar Galtie që të hidhet në fushë Mbape.

Dhe është pikërisht francezi ai i cili përfitoi nga pasimi i Mukiele për të shënuar në minutën e 83-të atë që ishte goli i fitores 2-1 për skuadrën e tij, që kapërcen kështu Marsejën dhe ka dy pikë avantazh në kreun e renditjes së kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura