VIDEO/ Mesfushori shqiptar në “top formë”, i shënon dy supergola Napolit të Hysajt

Jan 13, 2021 | 20:12
SHPËRNDAJE

Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Empolit, ka treguar një paraqitje mbresëlënëse ditën e sotme ndaj Napolit, duke realizuar 2 supergola, të cilët gjithsesi nuk kishin shumë vlerë, pani Napoli triumfoi 3-2 dhe kaloi në fazën tjetër.  

Fillimisht Bajrami shënoi në minutën e 33’, golin i cili ishte i pari për Empolin, teksa ishte një realizim perfekt nga brenda zone.

Akoma më i bukur ishte goli në minutën e 68, ku Bajramaj pas një pasimi të marrë, lëshon një predhë nga jashtë zone, me topin që ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë portierit asnjë mundësi për të reaguar.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura