VIDEO/ Mesazhi i Ramës për studentët gjatë inspektimit në Qytetin Studenti: Duhet të shkoni në mësim

Jan 19, 2019 | 15:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e Arsimit Besa Shahini, kanë inspektuar godinat e konvikteve në Qytet Studenti, të cilat janë në rikonstruktim. 

Gjatë bashkëbisedimit me studentet e pranishëm, kreu i qeverisë i këshilloi të shkojnë në mësim.

“Vetëm duhet të shkoni në mësim se nuk do bëjmë dot dhomat”, u tha Rama studenteve.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj tha se janë të paktën 2000 dhoma që kanë nevojë për ndërhyrje në total në Qytet Studenti.

Kujtojmë që dje, u prezantua Draft-Pakti për Universitetin, i hartuar nga Këshilli i Ministrave, si një mënyrë për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studenteve dhe fund bojkotit të mësimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura