VIDEO/ Merr flakë varka me 2 persona në Himarë, pushuesit hidhen në det

Jul 25, 2016 | 12:46
SHPËRNDAJE

FOTOT/ Një varkë që përdorej për shëtitjen e pushuesve në det ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar jetën e personave brenda dhe duke vënë në panik pushuesit e zonës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Potam, në Himarë. Gazetari i “Panoramës”, raporton se varka ishte nisur nga bregu me 2 persona brenda.

Në mes të detit varka është fikur dhe të zotët kanë tentuar ta ndezin, në këtë kohë, varka ka shpërthyer në flakë.

Pushuesit janë hedhur në det. Dy mjete të tjera janë nisur dhe i kanë nxjerrë pushuesit nga uji, ndërkohë që dy personat e barkës janë hedhur të fundit.

Pronari ka thënë se sapo e kishte furnizuar dhe ajo ishte plot me benzinë.
himare3 himare2 himare1 himare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura