Merkel: Shqipëria, me perspektivë për t’u integruar në BE

Jul 4, 2015 | 20:48
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar në një videomesazh ditën e sotme se ajo mendon se Shqipëria, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina kanë perspektiva të mira për t’u anëtarësuar në BE.

Kancelarja Merkel dhe kryeministri Rama

“Me gjithë vështirësitë që po kalon Ballkani, është bërë progres i mirë”, tha ajo në vigjilje të turit të saj ballkanik, që nis të mërkurën.

Sipas Merkelit, vetëm perspektiva e përbashkët Europiane e vendeve të Ballkanit do të arrijë që të sheshojë kundërshtitë mes tyre. Merkel do të mbërrijë në Tiranë më 8 korrik ku do të takojë kryeministrin Rama dhe më pas Presidentin Nishani.

Artikulli në median gjermane “Stern”

Tema të diskutimit do të jenë çështjet në Ballkan, marrëdhëniet me Serbinë dhe Kosova. Më pas Merkel do të shkojë në Serbi, për të folur me Vuçiç për të njëjtat çështje.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura