VIDEO/ Meha super gol në Turqi, shënon edhe Gjimshiti

Nov 22, 2015 | 16:56
SHPËRNDAJE

Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare të futbollit si Alban Meha dhe Berat Gjimshiti janë bërë protagonistë me golat e tyre në kampionatet respektive ku aktivizohen. Meha ka shënuar këtë të diel në kampionatin turk dhe Gjimshiti ka realizuar një tjetër gol në kampionatin zviceran.

Fotomontazh, Meha dhe Gjimshiti
Fotomontazh, Meha dhe Gjimshiti

Goli i shënuar nga Gjimshiti në minutën e 30 të pjesës së parë në ndeshjen mes Zyrihut dhe Luganos, bëri që ekipi i tij të kalojë në avantazh 2-1.

Edhe pse ekipi i Zyrihut e kaloi lehtësisht këtë sfidë duke fituar me rezultatin 5-3, goli i Gjimshitit bëri që ekipi të rigjente sërish avantazhin pas barzimit 1-1 në minutën e 27′ nga Culiana.

Ndërsa, Alban Meha që luan në radhët e Konyaspor në Turqi ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij duke realizuar golin vendimtar në fitoren që ata arritën sot në shtëpi ndaj Eksisehirspor.

Mesfushori i ka dhënë fitoren falë ekipit një goli të shënuar në minutën e 86′ duke treguar edhe njëherë vlerat e tij. Pas një ndeshje mjaft të bukur e cila ishte fiksuar me rezultatin 2-­2, Meha ka bërë realizuar një gol vendimtar që i jep Konyasporit një fitore tepër të rëndësishme dhe që e mban në vendin e 7 me 19 pikë duke synuar Kupat e Europës.


Alban Meha Goal – Konyaspor 3 – 2 Eskisehirspor… by sporttvks

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura