VIDEO/ Mediat britanike: Si ti fitosh zgjedhjet me stilin e Vladimir Putinit

Mar 19, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

“I forti” i Rusisë, fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale me më shumë se 75% të votave, kështu që ai mund të sundojë vendin edhe për gjashtë vjet, shkruan sot “Daily Mail”, teksa ka publikuar edhe një video, ku tregon se si mbusheshin kutitë me vota pro Putinit.

Videot tregojnë manipulimin e votave fare hapur. Në rrethinat e Moskës, në Lyubertsy, një kuti e mbushur me vota u vendos nga një zyrtar zgjedhor.

Menjëherë pas kësaj, një tjetër zyrtar futi fletë votimi në kuti, të gjitha lëvizje të kapura nga kamerat e sigurisë.

Zyrtarët duhet të garantojnë integritetin e zgjedhjeve, por janë parë duke bërë manipulime, shkruan media britanike.

4A51912C00000578-5514853-image-a-217_1521392114081 4A51910400000578-5514853-image-a-214_1521392107940 putin kuti vota

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura