VIDEO/ Me pranga në duar, ky është momenti i arrestimit të vrasësit të dyshuar të biznesmenit, në Himarë

Oct 17, 2020 | 16:47
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, në Himarë është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro dhe mbeti e plagosur edhe motra e tij.

Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është arrestuar nga policia pak minuta pas ngjarjes së rëndë, në vendin e quajtur “Livadhet”.

“Panorama” ka mundur të sigurojë edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tij.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori, si dhe një pistoletë e cila u gjet në mjetin me të cilin lëvizte.

LEXO EDHE:

FOTO/ Ky është autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë, nga plumbat u plagos edhe…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura