VIDEO/ Me mëngë të shkurtra në xhiro e duke shijuar diellin, pas 165 gjobave, ministri Lleshaj: Nuk është koha për “trimëri” të marrë

Mar 19, 2020 | 15:26
SHPËRNDAJE

1

Pas lajmit se 165 persona janë gjobitur sot pas orës 10:00 nga Policia e Shtetit, për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dale me nje reagim ne rrjetet sociale duke bere thirrje se koha është për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë.

“Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të paktën të kenë respekt për jetën e të tjerëve”, shkruan ai.

Postimi i ministrit në Twitter:

Shumica absolute e shqiptarëve po respekton jetën e vet dhe të të tjerëve, duke zbatuar rregullat e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Por fatkeqësisht ka edhe ndryshe. 165 persona janë gjobitur sot pas orës 10:00 nga Policia e Shtetit, për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes.

Koha është për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë. Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të paktën të kenë respekt për jetën e të tjerëve.

sander lleshaj

Duke qarkulluar në mjedise publike ne shtojmë rrezikun për veten, por dhe për të tjerët.

Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të angazhuara të sigurojnë zbatimin e ligjit dhe të rregullave të jashtëzakonshme. Që kjo të ndodhë më mirë, kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve të ndërgjegjshëm.

Ju lutem raportoni në numrin 112, ose në aplikacionin “Komisariati Digjital” rastet e shkeljes së rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm kështu do të mund t’ia dalim ??

Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus1 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus2 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus3 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus4 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus5 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus6 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus7 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus8 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus9 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus10 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus11 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus12 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus13 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus14 Policia karantinë Gjoba. Ndalimi shëtitjes akti normativ koronavirus16

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura