VIDEO/ Me koronavirus, por vazhdon të stërvitet me fanelën e Juventusit. Kristiano Ronaldo i jep zemër ekipit përpara ndeshjes me Barcelonën

Oct 28, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Kristiano Ronaldo i jep zemër skuadrës së tij Juventusit në prag të supersfidës europiane me Barcelonën sonte në mbrëmje. Edhe pse ende nuk e ka kaluar koronavirusin, ylli portugez i ka dërguar një mesazh skuadrës në rrjetet sociale duke kryer vrap dhe më pas bën festimin e tij karakterisitik.

ronaldo
“Forca djema! Të gjithë së bashku! Deri në fund!”, shkruan 35-vjeçari në rrjetet sociale.

Ronaldo nuk ia doli të rezultonte negativ në tamponin e tretë për koronavirusin. Pavarësisht mungesës së tij në këtë përballje, portugezi është i gatshëm të inkurajojë ekipin në çdo moment.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura