VIDEO/ “Më kërkojnë rryshfet për legalizimin”, Agron Shehaj i jep premtim me shkrim qytetarit që iu ankua ‘ky na gënjeu’

Apr 14, 2021 | 16:04
SHPËRNDAJE

agron shehaj

Kandidati demokrat për deputet, Agron Shehaj i ka dhënë premtimin me firmë një qytetari banor të njësisë nr.7 në Tiranë se zyra e tij do të ishte e hapur për të zgjidhur problemin e legalizimit të banesës nëse PD vjen në pushtet pas 25 prillit.

“Unë Agron Shehaj angazhohem që nëse zotit Afrim Mata i kërkojnë para nën dorë ose ryshfet për të legalizuar banesën e tij do ta pres në zyrën time dhe i garantoj që nuk do të paguajë asnjë ryshfet”- ishte zotimi që u firmos nga Shehaj.

Qytetari Afrim Mata, në bashkëbisedim me kandidatin e PD për deputet, tha se kishte plotësuar të gjitha dokumentet e kërkuara por tregoi se i kanë kërkuar ryshfet sipas tij për ta përmbyllur procesin e legalizimit.

“Ky na gënjeu, po ma dhe fjalën si burrat do ta jap votën. Po ma dhe fjalën se do të më bësh legalizimin e shtëpisë, sepse këta nuk ma bënë, duan lekë e duan kafen në dorë. Të gjithë i kanë bërë, kurse unë jo se kërkojnë lekë”- tha Afrim Mata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura