VIDEO-“Më goditi direkt me grusht”/ Dëshmia e kryetarit të bashkisë Selenicë: Ja e vërteta e incidentit! Personi që më dhunoi kërkon të ketë monopol. Lufta bëhet për…

Oct 21, 2021 | 14:24
SHPËRNDAJE

 

Konflikti për transportin e mësuesve ka bërë që një person të dhunojë kryetarin e bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj.

Në një deklaratë për mediat, Binaj ka sqaruar versionin si ka ndodhur ngjarja, ndërsa thekson se është goditur me grusht dhe është ofenduar nga Pellat Bonaj, i cili ka licencë për transportin e mësuesve.

Ai thotë se me autorin njihen, por thekson se vetëm një person i dehur mund ta bëjë një gjë të tillë. “Nuk ka lab mos të konsumojë alkool”, thotë ai gjatë deklaratës.

Binaj sqaron se për transportin e mësuesve ekzistojnë dy licenca, por që nuk jepen nga bashkia e Selenicës, por nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Fierit.

Sipas tij, shoqëria e transportit të zotit Bonaj kërkon monopolin, duke mos lejuar personin tjetër që ka licencë për të ushtruar këtë aktivitet.

“Personat që më kërkuan takim nuk kishin lidhje me incidentin, por gjatë sqarimit me ta për  problemin që kishin me licencat, pronari i këtyre dy shoferëve erdhi dhe pa pranuar kërkesën tonë për tu uluar dhe të diskutojmë për shqetësimin që ata kanë, goditi direkt dhe më pas shau dhe fyeu, gjithçka që mund të bëjë që në kushtet konkrete unë e quaj të dehur, sepse kushdo tjetër nuk i mendon këto gjëra.

E vërteta e kësaj pune është se funksionojnë dy licenca, të marra që moti dhe nuk kanë lidhje me firmën time. Licencën Pellati e kanë marrë nga bashkia Vlorë me destinacion Vlorë-Sevaster. Si shoqëri ka bllokuar tre orare të mëngjesit në favor të aktivitetit të tij. Pellati është edhe një aktivist i mirë në prodhimet bujqësore. Unë e takova personalisht në Shkozë, kurse për këtë problem që kishte për këto tre orare unë i kërkova me qytetari, që nga tre orare që ke, lejo një për atë djalin tjetër nga Sevasteri, i cili ka edhe ai një licencë që në 2017.

Një diçka është bërë këtu nga administrata, në bashkinë Selenicë është afruar ky orar rreth orës 7. Bëhet lufta kush do ti marrë mësuesit. Në mënyrën ligjorë shoqëritë që merren me transportin e mësuesve duhet të paraqesin dokumentet në DAR Fier dhe nuk ka lidhje me bashkinë Selenicë. Ai që fiton këtë të drejtë i kalojnë lekët e mësuesve në llogari. Në rastin konkret as njëri dhe as tjeteri nuk e ka marrë këtë ekskluzivitet nga DAR Fieri. Në këto kushte mësuesit marrin lekët në borderonë që i jep DAR dhe jo bashkia dhe i zgjidhin vetë alternativat e transportit, me makina të tyre ose kush ofron shërbime më të mirë. Është çështje konkurrence.

Ata kanë zgjedhure dikë tjetër për ndonjë pretendim që kanë patur mësuesit dhe tani ai kërkon nga unë të hiqet licenca e dhënë në 2017

Pellati përgjithësisht i ka në metodë të punës së tij, që ato sektorë që ka do që të jetë i pacenueshëm nga të tjerët. Për punën që bën unë e kam përgëzuar, por jo të krijojë monopol në treg për linjat, sepse ka ulur shërbimin. Fakti që ka ulur shërbimin  i kanë ikur edhe klientelat. Tani duhet të mbaj unë përgjegjësi për klientelën e tij”, u shpreh Binaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura