VIDEO / Mbrojtësi i Liverpulit çoi për shëtitje Ibran dhe Kesin, Klop nuk përmbahet: Ishte qesharake!

Dec 7, 2021 | 23:46
SHPËRNDAJE

Liverpuli eliminoi Milanin nga kompeticionet europiane duke mundur kuqezinjtë me shifrat 2-1 në Milano edhe pse luajti me një formacion ku kishte shumë zgjedhje të dyta. Por këta të fundit bënë që të mos ndjehej mungesa e titullarëve, si në rastin e Nataniel Filips.

sdsdsddddd

Lojtari i cili zëvendësoi Van Dajk në qendër të mbrojtjes, bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen e të gjithëve mbeti sidomos kthesa e minutës së 69. Ai mori topin në zonën e vet dhe me Kesin e Ibran që vinin nga të dy krahët, bëri një kthesë të shpejtë duke i nxjerrë të dy bosh.


“Ai zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. Kthesa? Ishte qesharake! E njëjta gjë edhe për Sadio Mane dhe Mo Salah, ndeshja e sotme ishte e jashtëzakonshme. Mo shënoi golin e parë, Sadio ndërtoi golin e  dytë. Kjo përzierje e këmbëve të freskëta me cilësinë e tyre, ishte diçka e mirë sot. Mendoj se kur unë thashë para ndeshjes që dëshironim të fitonim, të gjithë thanë ”po sigurisht” me mosbesim. Por ne kishim nevojë për këmbë të freskëta, dëshirë për të luajtur, gjë që është e vështirë me kalendarin epik që kemi. Ndaj nuk mund të jem më krenar për atë që bënë djemtë sot”, tha Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit pas përfundimit të sfidës.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura