VIDEO/ Mbrojtësi i Anglisë pas dëmtimit “horror” me Spanjën: Jam mirë, do të…

Sep 9, 2018 | 10:14
SHPËRNDAJE

Luk Shau pësoi një dëmtim horror në mbrëmjen e djeshme kundër Spanjës, ku Anglia humbi me rezultatin 1-2. Takimi ishte i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

413125_TS_09-09-18_4098080338_

Pas një përplasje me Karvahal u krijua panik për gjendjen e tij dhe ai u largua me shpejtësi me barela. Shau është nga ata futbollistë pa fat, pasi 3 vite më parë ai theu këmbën dhe në një intervistë zbuloi se mjeku i kishte treguar më vonë se mund t’i prisnin këmbën.

4FE6F4E100000578-6146729-image-a-13_1536437014257

Vetë Shau i ka qetësuar të gjithë. “Ju falenderoj për dashurinë dhe mbështetjen, jam mirë, në duar të sigurta. Jam një luftëtar dhe do të rikthehem shpejt”, shkruajti Shau në “Twitter”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura